Secondary Adv

Votat e Diasporës: Dje afati i fundit, rreth 18 mijë zarfe të patërhequr, Greqia kohë dhe sot

E djeshmja ishte afati i fundit për të gjithë emigrantët shqiptarë të regjistruar për të votuar që të merrnin pakon me zarfin e votimit.

Në total 227,097 zarfe janë marrë nga zgjedhësit, ndërsa 174,011 janë kthyer në KQZ.

 

18 856 zgjedhës jashtë vendit, ndonëse u regjistruan nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit dhe kështu vota e tyre digjet, pasi kompania postare do t’i kthejë mbrapsht në KQZ.

 

Vetëm emigrantët në Greqinë jo ishullore mund të marrin pakon zgjedhore dhe ta dorëzojnë bashkë me votën e tyre. Pas ditës së sotme, në asnjë pikë postare nuk do të shpërndahen më fletë.

 

Deri nesër në 14:00 disa pika në Greqi mund të mbledhin zarfe për t’i kthyer në Shqipëri.

 

Në total 227,097 zarfe janë marrë nga zgjedhësit, ndërsa 175 mijë janë kthyer në KQZ. Në Shqipëri, sot kanë mbërritur vetëm 6 mijë vota nga diaspora, 3 mijë prej tyre nga Greqia. Ndërkohë, janë 50 mijë votues që e kanë marrë zarfin me pako zgjedhore, por nuk e kanë kthyer ende zarfin e tyre.

 

Vetëm 3 ditë kanë mbetur që votat të kthehen në Shqipëri, pasi çdo votë që futet në territorin shqiptar pas orës 19:00 të 11 majit, do të quhet e pavlefshme. Nga Greqia presim edhe 28 810 mijë vota.

 

Fluturimi i fundit me vota nga diaspora, do të jetë të dielën në orën 17:00. Në çdo rast, çdo votë që do të hyjë në një pikë doganore të Shqipërisë, deri në orën 19:00, do të pranohet.

 

Zarfe të Dërguara- 245,935

Zarfe të Marra nga Zgjedhësit- 227,097

Zarfe të Mbërritura në KQZ- 174,011

 

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve

 

Tiranë 39,319 ose 16.0%

Fier 23,339 ose 9.5%

Durrës 18,674 ose 7.6%

Elbasan 16,720 ose 6.8%

Vlorë 13,764 ose 5.6%

Korçë 13,025 ose 5.3%

Shkodër 12,703 ose 5.2%

Berat 10,715 ose 4.4%

Lezhë 10,578 ose 4.3%

Dibër 6,906 ose 2.8%

Gjirokastër 5,552 ose 2.3%

Kukës 2,716 ose 1.1%

/Shqiptarja


Më të lexuarat