Zgjedhjet e 11 majit: Fluks aplikimesh, zyrat e IdentiTek të hapura edhe sot 10-05-2025
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë. /Ballkan Web
Më të lexuarat
Samiti i Komunitetit Politik, Tirana kryeqytet i Evropës për dy ditë Samiti i Komunitetit Politik ka shndërruar Tiranën në kryeqendrën e Evropës për dy ditë.
Të gjithë liderët më të rëndësishëm të kontinentit janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar, ku Ukraina ka qenë
Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive me votat e diasporës nga Greqia, pas urdhrit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit
Destinacionet më të mira në botë për pushime verore në 2025 Mastercard ka vlerësuar të dhënat e fluturimeve për të zbuluar destinacionet e reja, që udhëtarët do të vizitojnë këtë verëShumica e njerëzve do të shkojnë në plazh për pushime verore, apo jo? Gabim. Sipas
Tkurret Shqipëria, INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë Në Shqipëri vijon rënia e popullsisë.
INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se vdekje në tre mujorin e parë të këtij vitiNë 3 muajt e pare të vitit 2025, popullsia e vendit ka pësuar tkurrje natyrore, pasi janë
Shtohen investimet britanike në vitin e shkuar, 692 mln lekë investime angleze në Shqipëri Invetimet nga Britania e Madhe kanë pësuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit në Shqipëri.
Të dhenat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit të kaluar vlera e investimeve në vendin tonë ishte 692
Rama e Macron vizitë te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Emmanuel Macron vizituan Piramidën në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës
BE subvencione të reja për fermerët, detajet e programit Komisioni Evropian do të ofrojë subvencione të reja për fermerët që investojnë në shpërdorimin e reduktuar të ujit, kur programi i madh i subvencioneve bujqësore të bllokut të rinovohet.
Politika e Përbashkët Bujqësore
Energjia fotovoltaike, ERE licencon 11 subjekte në prodhim deri në fund të prillit Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi deri në fund të prillit të paktën 11 subjekte.
Bëhet fjalë për të dhënat e rifreskuara dhe që përfshijnë periudhën e licencimeve të reja nga janari deri në fund të
Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo të pavarura kanë paraqitur më shumë ankesa gjatë vitit që lamë pas.
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se ishin
Samiti, Liderët diskutime për sigurinë dhe demokracinë, ja çfarë është folur deri më tani Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ka mirëpritur samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) nisi punimet në Tiranë, ku 49 liderë europianë u mblodhën për të diskutuar