×
Secondary Adv

Tarifat amerikane prej 50 për qind për çelikun dhe aluminin hyjnë në fuqi

Dyfishimi i tarifave përshkallëzon mosmarrëveshjen me partnerët tregtarë globalë, por taksat e Mbretërisë së Bashkuar mbeten në 25%.


Tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi nga 4 qershori, pasi Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv një ditë më parë, duke përshkallëzuar luftën e tij tregtare globale.

 

Tarifat e reja dyfishojnë taksat ekzistuese prej 25% që presidenti shpalli në fillim të këtij viti.

 

Taksat për çelikun dhe aluminin e Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten në 25% – një përjashtim për Londrën pasi ajo nënshkroi një marrëveshje tregtare me Uashingtonin muajin e kaluar.

 

Trump tha se tarifat ishin të nevojshme për të parandaluar dumping nga prodhuesit e huaj, që do të “kërcënonin të dëmtonin sigurinë kombëtare”.

 

“Tarifat e rritura do t’i kundërvihen më efektivisht vendeve të huaja që vazhdojnë të shesin çelik dhe alumin me çmim të ulët në tregun amerikan dhe në këtë mënyrë të ulin konkurrueshmërinë e industrive të çelikut dhe aluminit të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në urdhër.

 

Tarifat e reja e intensifikojnë luftën tregtare globale të presidentit, edhe pse pjesa më e madhe e axhendës së tij tregtare mbetet në pezullim ligjor, pasi gjykata vendosi që tarifat e 2 prillit ishin të paligjshme.

 

Reagime në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë

 

Që nga maji, importet dhe e çelikut të papërpunuar në SHBA kishin ndryshuar pak që nga viti i kaluar përpara se Trump të rriste tarifat, sipas Institutit Amerikan të Hekurit dhe Çelikut.

 

Por importet e çelikut ranë me 17% në prill, krahasuar me marsin. Dhe bizneset që shesin metalet në SHBA thanë se prisnin, që njoftimi i fundit i Trump të çonte në një rënie edhe më dramatike.

 

Lëvizjet e Trump në mars kishin nxitur tashmë Kanadanë dhe Bashkimin Europian të përgatiteshin për t’u kundërpërgjigjur me tarifa për produktet amerikane.

 

Të martën, Olof Gill, zëdhënës për sigurinë ekonomike dhe tregtinë e Komisionit Europian, tha se të dy palët ishin të angazhuara në bisedime intensive për të bërë përparim drejt një marrëveshjeje.

 

“Shpresojmë vërtet që amerikanët do të heqin dorë nga ky kërcënim i fundit tarifor, siç kanë bërë me të tjerët, por kjo mbetet për t’u parë.” Tha Gill.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, njoftimi i Trump ushtroi presion të ri mbi qeverinë për të përfunduar marrëveshjen tregtare, që është duke u hartuar me SHBA-në, e cila pritej të ofronte njëfarë mbrojtjeje nga tarifat e metaleve.

 

Sekretari i Tregtisë Jonathan Reynolds u takua me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA-së Jamieson Greer në Paris të martën.

 

Zyra e tij tha se ishte “e kënaqur” që bisedimet tregtare kishin mbrojtur çelikun e Mbretërisë së Bashkuar nga tarifat e fundit.

 

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me SHBA-në për të zbatuar marrëveshjen tonë, e cila do të shohë heqjen e tarifave 25% të SHBA-së për çelikun”, tha ai.

 

Ekonomistët thanë se ekonomia amerikane po përballet gjithashtu me dëme, ndërsa çmimet rriten si rezultat i masave të reja.

 

Një analizë e vitit 2020 vlerësoi se tarifat e mandatit të parë të Trump krijuan afërsisht 1,000 vende pune në industrinë e çelikut, por i kushtuan ekonomisë 75,000 vende pune në sektorë të tjerë, siç janë prodhimi dhe ndërtimi.

 

Erica York, nënkryetare e politikës federale të taksave në Fondacionin e Taksave, tha se priste të shihte humbje edhe më ekstreme të vendeve të punës këtë herë.

 

Chad Bartusek, drejtor i menaxhimit të zinxhirit të furnizimit në Drill Rod & Tool Steels, një biznes i vogël prodhimi familjar në Illinois, i cili sjell rreth 800,000 paund çelik të prodhuar në Austri çdo vit, me specifikime që ai thotë se nuk prodhohen në SHBA.

 

Që nga java e kaluar, ai priste të paguante kostot e tarifave prej rreth 72,000 dollarësh. Në vend të kësaj, ai po shqyrton një faturë tarifore prej gati 145,000 dollarësh.

 

Bartusek tha se biznesi kishte qenë i qëndrueshëm deri disa javë më parë.

 

Por firma e tij rriti çmimet në fillim të këtij viti me 8% deri në 14% për të ndihmuar në mbulimin e kostos së re të tarifave. Tani klientët kanë porositur më me kujdes dhe atij i është dashur të shkurtojë orët për punëtorët./Monitor(https://monitor.al/tarifat-amerikane-prej-50-per-celikun-dhe-aluminin-hyjne-ne-fuqi/)


Më të lexuarat