×
Secondary Adv

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërim të votave dhe në qarkun e Fierit

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) vendos rinumërim të votave në qarkun e Fierit.

Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, përkatësisht Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët.

 

Pas Tiranës do të nisë procesi i rinumërimit edhe për qarkun e Fierit.

 

Vendimi nuk u mor me konsensus, por vetëm me kërkesë të dy anëtarëve demokratë, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pasi neni 138, pika 3 e Kodit Zgjedhor parashikon që “secili anëtar ka të drejtë të kërkojë dhe KQZ-ja është e detyruar të kryejë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara në kuadër të kësaj procedure”. /Shqiptarja


Më të lexuarat