Tuneli i Llogarasë, lëvizja e mjeteve do monitorohet 24 orë
Zëvendëskryeministrja dhe një herësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të hënë qendrën e monitorimit në tunelin e Llogarasë.
Balluku tha se çdo gjë është e monituar nga Policia Rrugore, për të shmangur shkeljet e Kodit Rrugor. Më tej zëvendëskryeministrja sqaroi se çdo gjë është e monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Çdokush që kryen shkelje, do të gjobitet, masë administrative kjo e cila vjen online, si dhe mund të ketë e penalizime tek leja e drejtimit.
“Këtu fillon gjithçka, e dua të bëj disa njoftime. Nga ana tjetër, duhet të them që është shumë e rëndësishme, që gjithë drejtuesit e automjeteve të kuptojnë që janë të monitoruar. Javën e fundit që kemi nisur operimet, e një herë nga e para, kemi pasur raste të thyerjes së Kodit Rrugor, që duhet evidentuar në tunelin e Llogarasë. Në tunele nuk ka parakalime. Sinjalistika është e plotë dhe duhet respektuar.
Do ju tregojmë kamerat, sepse duhet të dini që gjithçka është e regjistruar. Duke qenë e regjistruar, Policia Rrugore ka çdo file nga çdo minutë i operimit të tunelit. Detyrimisht, të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë, të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e sigurisë rrugore, duhet të dinë që do përballen me Policinë Rrugore, e cila padyshim do të marrë masat e duhura. Nëse nuk ju kanë ndaluar, nuk do të thotë se nuk do të vijë një gjobë apo një penalizmi për sa i përket lejes së drejtimit”, tha minisëtrja e Energjisë dhe Infrastrukturës.”
Balluku u ndal edhe tek kushtet e punës në qendrën e monitorimit.
“Ambientet e punës janë shumë të rëndësishme, aty ku po zhvillohen të gjitha proceset tona. Është shumë e rëndësishme për ne, që djemtë e vajzat që punojnë nëpër Shqipëri, në të gjitha këto qendra inovative mbi të gjitha, të jenë komodë. Të kenë kushtet sipas kritereve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar më pas ne rendimentin e lartë në punë.”
Tuneli i Llogarasë u hap në korrik të vitit të kaluar, për të mundësuar kalimit të makinave më me lehtësi për sezonin turistik./abcnews.al