Secondary Adv

UKT njofton reduktim të furnizimit me ujë në disa zona në Tiranë

Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në disa zona.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në disa zona.

 

Sipas UKT, ka reduktim të furnizimit në Sauk në rrugën “Ramazan Begu”, Rruga e Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e vogël (Lagjja Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjja Saukbalve).

 

UKT bën të ditur se skuadrat ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt./ekofin


Më të lexuarat