Italia vendos targa për monopatinat elektrike, gjoba deri në 400 euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali, ka nxjerrë një dekret të ri që parashikon vendosjen e targave identifikuese për monopatinat elektrike.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali, ka nxjerrë një dekret të ri që parashikon vendosjen e targave identifikuese për monopatinat elektrike, sipas përcaktimeve të Kodit të ri Rrugor.
Targa, e krijuar në formë e një stike plastike që nuk hiqet, do të jetë personale dhe nuk do të lidhet me mjetin, por me personin që e përdor. Ajo do të aplikohet në mënyrë të dukshme dhe të përhershme në monopatin, kryesisht në mbrojtësen e pasme, ose në mungesë të hapësirës së posaçme, në pjesën e përparme të drejtimit, në një lartësi midis 20 cm dhe 1.20 metra nga toka.
Në brendësi të targës do të figurojë shkrimi “M.E.F.” dhe emblemë e Republikës Italiane.
Ky vendim hyn në fuqi dy javë pas botimit në Fletoren Zyrtare italiane, ku do të përcaktohen edhe përkufizimet ligjore.
Ministria thekson se ky është një hap i rëndësishëm drejt një mobiliteti urban më të sigurt dhe të rregulluar. Dekreti zbaton plotësisht ligjin 177/2024, i cili përmban masa të reja për sigurinë në përdorimin e monopatinave elektrike, përfshirë edhe detyrimin për përdorimin e helmetës edhe nga personat mbi 18 vjeç.
Në kuadër të këtij sistemi, çdo përdorues do të duhet të pajisë monopatin e tij me këtë targe personale dhe të pandryshueshme, për të mundësuar kontroll më efektiv në rast shkeljesh apo aksidentesh.
Ministria është në bisedime me Institutin Policrafik dhe Monedhën e Shtetit për të përcaktuar kostot e prodhimit, dërgimit dhe çmimin final, duke synuar tarifa të përballueshme për qytetarët.
Ky masë është edhe bazë për të bërë të detyrueshme sigurimin Rca për monopatinat dhe për të forcuar kontrollet rrugore. Ministria ka kërkuar gjithashtu nga Ministria e Brendshme dhe autoritetet lokale të japin të dhëna për sanksionet e vendosura për mosrespektimin e përdorimit të helmetës, në mënyrë që të monitorohet zbatimi i ligjit dhe impakti i tij.
Me këtë paketë masash, Italia përforcon angazhimin për një mobilitet më të sigurt, modern dhe të përgjegjshëm, në përputhje me rritjen e përdorimit të monopatinave elektrike në qytetet italiane./ekofin