×
Secondary Adv

INSTAT: Ne 2016 fondi total i pagave ne ekonomi u rrit me 6 per qind

Fondi i pagave në sektorin privat të ekonomisë nisi të rikuperohet në vitin 2016, kur totali i vlera monetare të dhëna për paga në fund të 9 mujorit 2016 pësoi një rritje vjetore me 6 %.


Sipas të dhënave të INSTAT rritja e më e madhe ka ndodhur në agjencitë e udhëtimit. Rritja e fondit të pagave nuk është pasqyrë e pagës individuale të punonjësve në sektorin përkatës, por është tregues se sektori është zgjeruar me operatorë të rinj. Sektori i turizmit është në maturim dhe çdo vit shtohet numri i operatorëve të rinj sidomos agjencive të udhëtimit.


Siç shihet nga të dhënat, pas agjencive të udhëtimit fondi i pagave ka pësuar rritjen më të lartë për sektorët e tregtisë dhe shërbimeve përkatësisht ,me 15.9 për qind dhe 10.6%. Duke qe nëse ne terma të volumit këto dy sektorë kanë pasur një rritje jo më shumë se 3-4 për qind, fondi më i lartë i pagave i dedikohet rritjes së rrogave për punonjësit aktual në këto sektorë.


Në 13 sektorët kryesorë të ekonomisë shihet se Industria nxjerrëse dhe ajo e energjisë dhe ujit kanë pësuar rënie të fondit të pagave për 2016. Sipas të dhënave të INSTAT pagat në sektorin e industrisë nxjerrëse pësuan një rënie me 12 për qind. Sektori prej dy vitesh është duke vuajtur pasojat e çmimeve të ulta në tregjet ndërkombëtarë. Kjo situatë ka krijuar rënie të të ardhurave për kompanitë të cilat e kanë reflektuar situatën në uljen e pagave dhe reduktimin e numrit të punonjësve.


Teksa shihet se në sektorë të tjerë si, ndërtimi, hoteleria, TIK, pagat kanë pësuar një rritje me të moderuar.Fondi i pagave në ekonominë shqiptare ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit dhe Evropës kanë pasur një raport të zhdrejtë me produktivitetin. Në vlerësimet e institucioneve financiare ndërkombëtare teksa fondi i pagave në ekonominë shqiptare është dyfishuar në dekadën e fundit, produktiviteti nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm.


Më të lexuarat