Secondary Adv

Shembet HEC-i ne Kanionin e Holtes: Leja e ndertimit ishte anuluar ne janar

Share on Google+

Prej disa kohësh banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij HEC-i, dhe në përgjigje të shqetësimit të tyre ministria e Energjisë anuloi projektin. 

 

Ka nisur shembja e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës që ishte parashikuar që të bëhet HEC. Leja për ndërtimin e këtij HEC-i ishte anuluar në janar të 2019, por vetëm ditën e sotme është marrë vendimi për prishjen e kësaj dige betoni që ishte ndërtuar në dalje të kanionit të Holtës. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i ri i bashkisë Klodian Taçe i cili ka thënë se së bashku me interesin e qytetarëve, ministria vendosi që të shembë digën. 

 

Më pas Taçe ka thënë se ka ikur koha kur qyteti i Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Ndër të tjera ai shton se nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës. Prej disa kohësh banorët e kësaj zone kanë protestuar kundër ndërtimit të këtij kanioni, dhe duke iu përgjigjur banorëve ministria e Energjisë iu përgjigj duke e anuluar projektin./Shqiptarja.com


Më të lexuarat