Secondary Adv

Bizneset paguajne shtrenjte energjine: ERE ndryshon metodologjine e llogaritjes se cmimit

Share on Google+

Ndryshimi i metodologjisë së përllogaritjes së çmimit të energjisë elektrike për bizneset që kanë dalë në treg të lirë, iu ka kushtuar shtrenjtë këtyre të fundit.  

 

Metodologjia u rishikua në muajin maj të vitit 2018, ndërkohë që prej aplikimit të ndryshimeve, çmimi me të cilin këto biznese janë faturuar ka qenë disa herë më i lartë. TV SCAN ka përpunuar të dhënat zyrtare, sipas vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë ku për periudhën janar-korrik të vitit 2018, çmimi mesatar rezulton të jetë 10.32 lekë/kwh, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të këtij viti, bizneset e liberalizuar janë tarifuar me çmim mesatar prej 14.16 lekë/kwh apo 3.84 lekë/kwh më shumë. 

 

Duke mbajtuar parasysh, që këto biznese janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, faturimi sipas metodologjisë së ndryshuar i ka siguruar të ardhura të larta Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që aktualisht luan rolin e furnizuesit të mundësisë së fundit. Shtrenjtimi i energjisë për bizneset e tensionit 35 kv u bë edhe objekt debati gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ndërkohë që pas këtij të fundit kreu i ERE, Petrit Ahmeti njoftoi se metodologjia do të ndryshohej sërish.

 

Për këtë arsye, në datën 8 gusht 2019, Enti Rregullator ka miratuar ndryshimet, duke përcaktuar korrektimin e zbatimit të metodologjisë së përcaktimit të çmimit,për të gjithë faturimet e kryera në pik për gjatë të gjithë periudhës që OSHEE ka ushtruar funksionet si Furnizues i Mundësisë së Fundit për klientët e lidhur në 35 kV. Megjithatë, për të parë nëse ndryshimet do të gjenerojnë tarifa më të ulëta për këto biznese do të duhet të përcaktohet çmimi për muajin gusht./Scan


Më të lexuarat