Secondary Adv

Inflacioni shfaqet i ulet ne Gusht: Poshte objektivit te BSH, tregon mungese konsumi

Share on Google+

Ndonëse gushti dhe korriku janë muajt me konsumin më të lartë, për shkak të numrit të lartë të turistëve, kjo nuk duket që të ketë ndikuar në gjallërimin e konsumit.

 

Inflacioni (ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit) në gusht rezultoi vetëm 1.4%, çka nënkupton se çmimet ishin 1.4% më të larta në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke qenë shumë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse në pamje të parë mosrritja e çmimeve duket pozitive, ai është një tregues I mungesës së konsumit, që nga ana e tij ndikon në të ardhurat e ndërmarrjeve dhe planet e tyre për investime. Inflacioni I ulët mund të jetë një sinjal I problemeve ekonomike dhe mund të jetë I lidhur me dobësinë e ekonomisë. Sipas të dhënave të INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019 është 1,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. 

 

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2019, krahasuar me Korrik 2019, është 0,3 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. 

 

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Gusht 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 1,5 % secili, “Transporti” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, etj, ndërsa çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,1 %. 

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 11,4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 2,7 %, “peshk” 1,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,2 %, etj, nërsa çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0,7 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2019, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,6 %, pasuar nga “Argëtim dhe kulturë” me 1,5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 0,4 % secili, “Pije alkolike dhe duhan” me 0,2 %, ndërsa çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2 %./Monitor


Më të lexuarat