Secondary Adv

Bllokohen punimet ne aeroportin e Kukesit: Banoret e tokave qe preken kerkojne demshperblim

Share on Google+

Janë bllokuar këtë të hënë punimet në aeroportin e Kukësit nga banorët e fshatit Shtiqn.  

 

Janë bllokuar këtë të hënë punimet në aeroportin e Kukësit nga banorët e fshatit Shtiqn. Ata kërkojnë aktmarreveshje për shpronësimin e tokave të zëna nga punimet dhe llogaritja me çmimet e tregut. Disa familje të fshatit Shtiqën të Kukësit kanë bllokuar mëngjesin e të hënës punimet që po bëhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, pasi kërkojnë shpronësimin e tokave që preken. Banorët pretendojnë se kanë certifikata pronësie dhe për këtë arsye kërkojnë dëmshpërblimin që u takon. Punimet në aeroportin e Kukësit kanë nisur prillin e këtij viti dhe pritet që të finalizohen brenda dy vitesh. Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra.​/Shqiptarja.com


Më të lexuarat