Secondary Adv

Projekti per transformimin e shetitores Taulantia: Vijon puna per ndertimin e shkallareve

Share on Google+

Në shëtitoren “Taulantia” Durrës vazhdon intensivisht puna për ndërtimin e shkallareve, për të krijuar një lidhje organike mes shëtitores dhe detit.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shprehet se sheshet janë konceptuar të shtrirë drejt ujit, ndërsa po ndërtohen edhe shkallë me lartësi të limituar për një panoramë të dominuar tërësisht nga deti. Projekti për rikonstruksionin e shëtitores po e transformon atë në një hapësirë në shërbim të komunitetit. Tradicionalisht shëtitorja “Taulantia” ka qenë vendi i shëtitjeve për banorët dhe turistët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e zonës përreth përdoret nga shitësit ambulantë dhe lodra me pagesë. Krijimi i hapësirave të gjelbëruara, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive dhe të lodrave, si dhe hapësirat që do të krijohen për spektakle dhe evenimente të vogla do e kthejnë të gjithë shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.

 

Ndërkohë, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i ‘Sheshit mol’ në të cilin janë projektuar të mbillen pemë në të gjithë gjatësinë e tij, i cili rikthen lidhjet me zonën ku ndodhet Torra Veneciane dhe me portin e ri duke u zgjatur më pas në det. Ndërsa, monumenti ekzistues nuk do të preket, por do të qëndrojë brenda në park, ku do të do të aksesohet direkt nga sheshi i hyrjes. Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Durrës./ata


Më të lexuarat