Secondary Adv

Taksa mbi shitjen e prones: Shqiperia me normen me te larte ne Rajon

Share on Google+

Në Shqipëri transaksioni për shitjet e një prone, çfarëdolloj qoftë, taksohet në masën 15%. 

 

Kjo taksë aplikohet mbi fitimin, pra diferencën e çmimit të blerjes me çmimin e shitjes. Po në vende të tjera të rajonit dhe Europës sa është kjo taksë? Po të bëjmë një krahasim të thjeshtë, pra të mos marrim për bazë kriteret e ndryshme në vende të ndryshme, rezulton se, Shqipëria ka taksën më të lartë mbi shitjen e pronës ndër vendet e rajonit, pas Serbisë. Taksa për fitimet kapitale në Bosnje Hercegovinë është 9%, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë nga 10%, ndërkohë që në Serbi fiksohet në 20%. Ka shumë vende të zhvilluara europiane që këtë taksë e kanë të zeruar, si psh, Italia, Polonia, Principata e Monakos, Rumania, Kroacia e madje edhe Gjermania. Edhe Holanda e ka minimale këtë taksë.

 

Nga ana tjetër e tabelës ndërkohë qëndron Finlanda, me një normë në 34%, e ndjekur nga Franca.Taksa mbi fitimin kapital në pjesën dërrmuese të vendeve europiane, veç pronës aplikohet edhe mbi fitimin nga aksionet, bonot, apo metalet e çmuara. Në Shqipëri ndërkohë, taksa në fjalë duket se është unifikuar me tatimin mbi fitimin, duke mos futur variabla të tjera në këtë lloj regjimi fiskal. Në shumë vende europiane kriteret variojnë, që nga fakti nëse është shtëpi e parë, nëse është burimi i vetëm i të ardhurave, kohëzgjatja e mbajtjes së pronës, apo edhe çmimi minimal i taksueshëm./SCAN


Më të lexuarat