Secondary Adv

Pagat ne tremujorin e dyte: U rriten me 13 per qind ne turizem, ndertimi pesoi renie

Share on Google+

Për shkak të vështirësisë për të gjetur punonjës, sektori i hotelerisë dhe restoranteve në të gjithë vendin ka rritur pagat në tremujorin e dytë me 13.1 për qind. 

 

Teksa në sektorin e ndërtimit pagat janë ulur me 2.6 për qind edhe pse një fluks i madh ndërtimesh ka përfshirë vendin dhe sidomos kryeqytetin. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2019, është 52.645 lekë, duke u rritur me 4,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Gjatë tremujorit të dytë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,15 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në g grup-profesione e Tregtisë; Transportit; Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor është 26,1% më e ulët.

 

Gjatë tremujorit të dytë 2019, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,2%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa Ndërtimi ka një ulje prej 2,6%. Gjatë tremujorit të dytë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 90,0% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 39,3% më e ulët. Paga për grup-profesionin e Nëpunësve ka rritjen më të madhe prej 7,7% gjatë tremujorit të dytë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,01%./Monitor


Më të lexuarat