Secondary Adv

Rritet interesi per energjine nga era: MIE pranon 4 aplikime per parqe eolike

Share on Google+

Pas një numri të lartë aplikimesh për parqe fotovoltaike, investitorët po tregojnë interes edhe për parqet eolike, duke mundësuar prodhimin e energjisë nga era. 

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar aplikimin e 4 kompanive, të cilat kanë shprehur interes për të ndërtuar parqe me kapacitet 3 MW, duke arritur një kapacitet total të instaluar prej 12 MW. 3 prej impianteve parashikohet të ndërtohen në zonën e Pilurit, në Bashkinë e Himarës, ndërsa impianti i katërt në Tropojë të Fierit. Megjithatë, do të jetë Enti Rregullator i Energjisë ai që duhet të kryejë licencimet përfundimtare për t’i hapur rrugën ndërtimit të tyre. Pak kohë ma parë Këshilli i Ministrave ka miratuar masat mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë së prodhuar nga era e dielli, duke synuar arritjen e objektivit të përcaktuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë.

 

Referuar vendimit, garantohet kontrata për blerjen e energjisë elektrike të prodhuar, me një kohëzgjatje maksimale për 15 vjet, duke filluar nga data e dhënies së certifikatës së përdorimit të projektit. Ndërsa më herët ERE ka përcaktuat se çmimi i blerjes për energjinë e prodhuar nga era do të jetë 76 euro/mw. Zbatimi i këtyre projekteve do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të energjisë në Shqipëri, që aktualisht është i varur në masën 100% nga burimet hidrike, duke bërë që vendi të humbasë miliona euro në periudha thatësirash./Scan


Më të lexuarat