Secondary Adv

UT kundershton VKM per Kopshtin Botanik: Bashkia e Tiranes prezanton planin

Share on Google+

Pas kundërshtisë së Universitetit të Tiranës në lidhje me VKM për Kopshtin Botanik që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, vjen reagimi nga nënkryetari Arbian Mazniku.

 

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Mazniku deklaroi se Bashkia do shtojë investimet tek Kopshti Botanik, ku përveç Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ai të jetë i hapur edhe për qytetarët. “Prej shumë kohësh, përmes një bashkëpunimi mes bashkisë së Tiranës dhe universitetit, kemi diskutuar që të kemi një Kopsht Botanik që t’i duhet studenteve, për funksione akademike, por që të shtojmë dhe funksionin që njerëzit ta vizitojnë atë. Sot nuk shkon dot të vizitosh Kopshtin Botanik, pasi është pa funksionin e mundshëm që ta shohin qytetarët. 

 

Ekziston mundësia që të ruhet gjithçka, por duke krijuar mundësinë që në orët që fakulteti nuk e ka në përdorim, t’u vihet në dispozicion qytetarëve, kur nuk ka mësim, të shtunën e të diel. Ai është për kërkime studimore, por duhet të jetë edhe për vizitorët. Shkojnë njerëzit dhe paguajnë një 5 mijë lekësh dhe futen e bëjnë foto. Një objekt që është në zemër të qytetit duhet të ketë një funksion më shumë, që të mos cënohet. Ne jemi të gatshëm për investime të përbashkët. Ne i kemi dërguar shkresa të vazhdueshme universitetit. Në momentet e para kemi marrë në opinion pozitiv për bashkëpunim. Më pas jo. Shpresoj që mos të jenë për shtytje politike, pasi u vendosën në anën tjetër. Ky projekt shton dobinë për qytetin”, tha ai./Balkanweb


Më të lexuarat