Secondary Adv

Del VKM per kontratat me ndertuesit: Ja si do llogaritet tarifa vjetore e primit te sigurimit

Share on Google+

Kontratat 10-vjeçare të sigurimit të banesave, do ti dorëzohen blerësve në momentin e shitjes nga ana e ndërtuesit dhe do kenë efekt nga momenti i nisjes së punimeve. 

 

Përmes një vendimi të miratuar më 2 nëntor, Këshilli i Ministrave ka miratuar mënyrën si do lidhen kontratat e sigurimit dhe llogaritjen e tarifave të tyre. Vendimi përcakton se “Ndërtuesi/ zhvilluesi/ investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë-) vjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve. Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që  shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda.

 

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme. Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 (zero pikë një) për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit. Vendimi ngarkon Noterët me detyrimin të lidhin kontratën për kalimin e pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori tek blerësi, shoqëruar me kontratën e sigurimit 10-(dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve të kryer nga shitësi.

 

Ndërkaq, kërkesa për regjistrim në regjistrin e pasurive të paluajtshme të kontratave të kalimit të pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori te blerësi, shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve, të kryer nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori. Në rast mungese  të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale, përcakton vendimi i Qeverisë./Scan


Më të lexuarat