Secondary Adv

Perfundojne punimet ne Tirane-Plepa-Ndroq: Se shpejti nis puna per aksin e Shijakut

Share on Google+

Pas rehabilitimit të aksit Klos-Burrel dhe Tiranë-Plepa-Ndroq, Ministrja e Infrastrukturës njoftoi se së shpejti nis puna edhe për aksin që lidh Durrësin me Shijakun.

 

“Ne kemi bërë të njëjtën gjë në segmentin Klos-Burrel. Kemi riasfaltuar një pjesë shumë të rrezikshme të prishur nga makinat e tonazhit të rëndë. Të njëjtën gjë po bëjmë me Ndroqin, të njëjtin gjë do të bëjmë me aksin e Shijakut. Këto janë rrugë të vjetra por kanë funksion të rëndësishëm për qytetarët që jetojnë një këto zona, të cilat ne nuk do i lemë pas dore dhe do ofrojmë një mirëmbajtje modeste që siguron lëvizje të lirshme të automjeteve, pa problematika dhe sigurisht siguria rrugore është një nga elementët më të rëndësishëm që ne kemi ne fokus”, u shpreh ministrja Belinda Balluku ndërsa inspektoi punimet për rrugën Tiranë-Plepa-Ndroq.

 

Rehabilitimi i aksit Tiranë-Ndroq-Plepa përfshin riparimin e dëmtimeve të shtresave asfaltike, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, instalimi i barrierave metalike në disa zona të rrezikshme si dhe instalimi i sinjalistikës paralajmëruese në tri vendndodhje që paraqesin rrezikshmëri të lartë, për shkak të rrëshqitjes së shpatit në të cilin është ndërtuar rruga./Scan


Më të lexuarat