Secondary Adv

Zbardhen tarifat e reja doganore per bizneset: Vlerat perkatese per secilin sherbim

Share on Google+

Përmes një udhëzimi që mban datën 1 korrik 2019, Ministria e Financave ka miratuar tarifat e reja doganore për bizneset. 

 

Ato nisin që nga parkimi në ambientet që administrohen nga autoritetet doganore, te magazinimi, te vendosja e plumbçave, deri te peshimi e kontrolli fizik. Në udhëzim përcaktohet se autoritetet doganore kanë të drejtën të mos lejojnë daljen e mjeteve nga ambientet e tyre deri në shlyerjen e plotë të tarifave. Tarifa e shërbimit për ngarkim-shkarkimin e kamionëve për kontroll të plotë fizik do të jetë 5 mijë lekë, ndërsa ajo e peshimit do jetë 700 lekë për kamionë dhe fugon deri 10 tonë dhe 1 mije lekë për mjetet mbi këtë tonazh.

 

Tarifa për subjektet që kërkojnë praninë e personelit doganor në ambiente të tjera nga ato doganore ose jashtë orarit zyrtar të punës do të shkojnë deri në 800 lekë ora, në bazë të kategorisë së punonjësve. Të ardhura për mallrat e të tretëve që magazinohen në magazinat që administrohen nga autoritetet doganore deri 24 orë do të jetë 500 lekë për mallrat deri 500 kg, 1,000 lekë për mallrat me peshë deri 1,000 kg, deri 2,500 lekë për mallra me peshë mbi 3 mijë kilogramë. Tarifa e parkimit në ambientet që administrohen nga autoritetet doganore deri 24 orë do të jenë 700 lekë, ndërkohë 60 minutat e para do të jenë pa pagesë./Scan


Më të lexuarat