Secondary Adv

Ndihma ekonomike: Mbi 65 mije familje pjese e skemes, 21 mln euro jane shperndare

Share on Google+

Më shumë se 65 mijë familje janë sot në skemën e ndihmës ekonomike duke u trajtuar me fonde nga buxheti i shtetit.   

 

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetësisë raportoi se ky grup u trajtua me të paktën 21 milionë euro ndërkohë që fondi deri në fund të vitit pritet të jetë më i lartë duke qenë se pagesat çelen muaj pas muaji.“Planifikimi për NE për vitin 2019 është 4,65 miliard lekë, janë çelur muajt Janar-Gusht 2019, 3 miliard lekë ndërkohë realizimi është në masën 2,7 miliard lekë ose 89%, fonde këto që mbulojnë pagesat e 65,143 familjeve dhe 1,784 numri i individëve (të dhëna statistikore për muajt Maj Qershor 2019) të vlerësuara sipas vendimeve të marra nga Drejtoritë Rajonale të SHSSH, në regjistrin elektronik” thuhet në raportimin e ministrisë. 

 

Po kështu në të njëjtin raport ministria ka dhënë detaje edhe fondet PAK apo Shërbimin Social Shtetëror në total. Kështu shpenzimet korente për Shërbimin Social Shtetëror dhe 42 institucionet e varësisë së tij janë planifikuar për të gjithë vitin 2019 në vlerën 856,583,979, ndërkohë që janë realizuar për 8 mujorin 2019 në vlerën 539,048,478 lekë, pra, në një masë rreth 81%. “Këto fonde të shpenzuara i kanë shërbyer rreth 1,100 përfituesve të qendrave të përkujdesit social dhe institucioneve të tjera të varësisë të SHSSH. 

 

Fondet e PAK, akorduar për tu çelur gjatë vitit 2019, janë 15,55 miliard lekë, janë çelur fondet për muajt Janar-Gusht 2019 11,2 miliard lekë ndërkohë realizimi është në masën 10,9 miliard lekë ose 97%, fonde këto që mbulojnë pagesat e 71,096 persona me PAK, 19,695 kujdestar dhe 74,484 invalid pune” vlerëson ministria. Raportimi është bërë në kuadër të programit periodik që kanë institucionet për të dhënë detaje mbi ecurinë e punës së tyre. Ndihma ekonomike dhe programet e tjera sociale janë pjesë e raportimit për përkujdesit social që sipas ministrisë ka tre objektiva që janë sigurimi, reduktimi dhe rritja. Realizimi i shpenzimeve për 8 mujorin e 2019 për këtë program përbën 39.62% të totalit të shpenzimeve të kësaj ministrie./Monitor 


Më të lexuarat