Secondary Adv

Buxheti 2020 nuk parashikon rritje pagash- Denaj: Mbeshtet reformat e qeverise

Share on Google+

Ministrja e Financave ka pranuar për mediat se në buxhetin e ardhshëm nuk është parashikuar fond për paga shtesë, por buxheti mbështet reformat e qeverisë.

 

“Ky do të jetë një buxhet që mbështet të gjitha reformat e qeverisë shqiptare, që janë ato në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Konteksti i pagave këtë vit është adresuar, ne kaluam në mars një vendim qeverie, i cili filloi efektivitetin e tij në prill; kuptohet që kjo shtrihet edhe për vitet e tjera, sepse ajo vijon. Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet” deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë. Po ashtu, Denaj ka shpjeguar edhe arsyen se përse në 2020-ën  është menduar të ketë reduktim të investimeve publike.

 

“Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit. Kemi të bëjmë sigurisht ende me një parashikim konservativ dhe deri në fund të vitit unë do të rezervoja më shumë optimizëm edhe për realizimin e të ardhurave, që është prezantuar në draftin e parë” u shpreh Denaj. Këto deklarata ministrja e Financave i bëri pas përfundimit të takimit të Forumit Global për Pensionet Private që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri. Në fokus të Forumit ishte zhvillimi sa më i madh i tregut të pensioneve private, duke e konsideruar këtë një zgjidhje alternative për rritjen e të ardhurave të pensionistëve./Shqiptarja.com


Më të lexuarat