Secondary Adv

ERRU vendos rritjen e cmimit te ujit per 4 qytete: Ne Vlore 50 per qind me shtrenjte

Share on Google+

Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në 4 qytete të vendit. 

 

Vlora dhe Kruja do të paguajnë më shtrenjtë duke filluar nga muaji dhjetor, ndërkohë që për Beratin dhe Kuçovën rritja ka nisur të aplikohet që prej datës 1 nëntor. Rritja më e ndjeshme i takon qytetit të Vlorës, duke qenë se tashmë konsumatorët do të paguajnë për ujin e pijshëm 45 lekë/m3 nga 30 lekë/m3, apo 50% më shtrenjtë se sa paguanin aktualisht. Rritje për këtë qytet kanë pësuar dhe tarifat për konsumatorët publikë, duke shkuar nga 60 në 100 lekë/m3, si dhe për bizneset që do të paguajnë 100 lekë/m3 nga 80 lekë/m3 që paguanin deri më tani. Po kështu, ERRU ka shtrenjtuar për Vlorën edhe tarifat për largimin e ujërave të ndotur për të 3 kategoritë e mësipërme si dhe tarifën fikse që paguhet çdo muaj. Ndërkaq, rritja e çmimit është më e ulët në qytetet e tjerë.

 

Kështu, në Berat-Kuçovë aktualisht, banorët paguajnë 48 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 13 lekë/ m³ për largimin e ujërave të ndotur. Ndërkohë që, me tarifat e reja do të paguhet 50 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 14 lekë/m³ për ujërat e ndotur. Në Krujë, rritja më e ndjeshme është bërë për kategorinë e bizneseve, të cilët do të paguajnë 25% më shumë për ujin e pijshëm. Për këtë qytet është 2-fishuar edhe tarifa fikse, duke shkuar 100 lekë për konsumatorët familjarë dhe 200 lekë për klientët publikë dhe bizneset. Ndërkaq, për herë të parë ERRU ka miratuar tarifa zyrtare edhe për ujësjellësin e Himarës, duke vendosur tarifimin e 55 lekë/m3 për familjarët dhe 100 lekë/m3 për klientët publikë dhe bizneset. 

 

ÇMIMI I UJIT NË VLORË

TARIFAT E FURNIZIMIT ME UJË

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 30 lekë/m³ BËHET 45 lekë/m³

 

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 60 lekë/m³  BËHET 100 lekë/m³

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 100 lekë/m³

 

TARIFA PËR UJËRAT E NDOTUR

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 11 lekë/m³ BËHET 15 lekë/m³

 

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 13 lekë/m³  BËHET 25 lekë/m³

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 13 lekë/m³ BËHET 25 lekë/m³ 

 

TARIFA FIKSE

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 100 lekë/m³ 

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 80 lekë/m³  BËHET 150 lekë/m³

 

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 150 lekë/m³

/SCAN


Më të lexuarat