Secondary Adv

Si u nda tregu ajror ne shtator: Kryeson Italia, ja kompanite me problematike

Share on Google+

Italia mbetet destinacioni kryesor drejt dhe nga i cili fluturojnë shqiptarët dhe të huajt nga Rinasi. 

 

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur në buletinin e muajit shtator, se kompanitë që fluturojnë drejt Italisë, si Air Albania, Albawings, Blue Panorama, Ernest S.p.A, Alitalia, zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin shtator 2019, me një numër pasagjerësh prej 174,021 dhe 51% të totalit. Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 340,282 pasagjerë, të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit shtator për/nga TIA, nga të cilët 48,656 janë pasagjerë të fluturimeve Charter.

 

Bazuar në të dhënat e mëposhtme në muajin shtator 2019, kompania italiane “Blue Panorama” zotëron tregun me 16% të totalit dhe një numër prej 54,459 pasagjerësh, pasuar nga Ernest Airlines me 15% të tregut me 49,504 pasagjerë. Fluturimet charter zotërojnë 14% të tregut për këtë muaj. Për sa u përket fluturimeve charter, pjesë e kalkulimit nuk është numri prej 7,438 pasagjerësh i kompanisë Pegasus Airlines (20), e cila kryen fluturime charter drejt Antalyas. Pra së bashku, totali i numrit të pasagjerëve për fluturimet charter është edhe më i lartë, duke zotëruar kështu 15% të tregut me një shifër prej 52,019 pasagjerë.

 

Rritet me 14% fluksi i pasagjerëve

Krahasuar me muajin shtator të një viti më parë, ku numrat konsistonin në 125,986 pasagjerë, shifrat janë rritur pasi kompania shqiptare “Air Albania”, ka hyrë në treg me tre destinacione të reja. Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë shtatorit ka një rritje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar.

 

Wizz Air me rritjen më të lartë

Për sa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin shtator 2017-2018-2019, vëmë re se rritjen më të lartë në treg e ka kompania Wizz Air, me 140%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke u ndjekur nga Lufthansa, e cila shënon rritje prej 89% të numrit të pasagjerëve krahasimisht me një vit më parë. Rritje kanë edhe fluturimet Charter me 5%./Monitor


Më të lexuarat