Secondary Adv

Perfundojne punimet ne Rrugen e Elbasanit: Rrjet i ri kanalizimesh, asfaltohet rruga

Share on Google+

 Rruga e Elbasanit tashmë ka kaluar në një standard të ri. 

 

Me përfundimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, është bërë edhe asfaltimi i gjithë rrugës. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës për të realizuar në kohë projektin. Pas megakolektorit nëntokësor që zgjidhi një herë shkarkimet nga Sauku deri në Lanë, tani dhe një rrugë fringo e re. Ecim para!”, shprehet kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga realizimi i punimeve në terren.

 

Falë investimit të bashkisë së Tiranës, kjo rrugë tashmë do të ketë një cilësi më lartë për përdoruesit e saj, që i shtohet investimit të rëndësishëm në rrjetin e kanalizimeve, i cili u realizua me materiale bashkëkohore, çka sipas tyre rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe eliminon humbjet në rrjet. Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës. Ndërkohë që ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa më komode lëvizjen./ata


Më të lexuarat