Secondary Adv

Moratorium per HEC-et e vegjel: Masterplan i ri per ndertimin e hidrocentraleve

Share on Google+

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit kanë bllokuar dhënien e lejeve të reja për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, kryesisht nën 2 MW.

 

Sipas ministrit, Blendi Klosi për këto HEC-e është vendosur një moratorium, ndonëse ai është i pashpallur. Sipas Klosit, tashmë është ngritur një grup ndërinstitucional, që do të kryejë një analizë të plotë mbi situatën aktuale të hidrocentraleve, si do të hartojë një masterplan të ri për të vendosur se në çfarë zonash do të bëhet ndërtimi, jo vetë për HEC-et e vegjël, por edhe atyre të mëdhenj. Pak kohë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë realizoi një skanim të situatës së kontratave për ndërtimin e hidrocentraleve, ndërkohë që bën përfundim të tij rezultoi se  27 kontrata, që parashikonin ndërtimin e 80 hidrocentraleve ishin me shkelje të rënda kontraktuale./SCAN


Më të lexuarat