Secondary Adv

Rreth 2900 leje ndertimi jane dhene 5 vjecarin e fundit: 41 per qind e tyre ne 2018

Share on Google+

2018 është viti në të cilin janë dhënë më shumë leje ndërtimi në 5 vjeçarin e fundit (periudha 2014-2018).  

 

Në këto 5 vite, janë miratuar gjithsej 2 mijë e 908 leje ndërtimi, prej të cilave 41%, vetëm në vitin 2018. Sipas Instat, ritmet kanë qenë gjithmonë në rritje, përjashtuar vitit 2015, në të cilin u dhanë 170 leje ndërtimi, 100 më pak se në vitin 2014. Ndërtesat rezidenciale, ato për banim, kanë kryesuar dhënien e lejeve të ndërtimit për çdo vit, përjashtuar vitin 2014, në të cilin pati më shumë leje ndërtimi për ndërsa jo rezidenciale, se për ato rezidenciale. Sipas treguesve mbi lejet e ndërtimit të miratuara, në vitin 2018, nga 1 mijë e 194 leje, 770 kanë shkuar për ndërtesa për banim, prej të cilave trendi ka qenë për banesa 2 katëshe, saktësisht, 338 të tilla. Nga ana tjetër, përsa i përket ndërtesave jo rezidenciale, viti 2018 ka ‘sjellë’ miratimin e 424 lejeve ndërtimi, prej të cilave kryesojnë ato të ndërtesave industriale, me 133 leje.

Referuar Instat, rezidencat për komunitet, si dhe ndërtesat për zyra, kanë pasur dhënien, ose kërkesën më të ulët në vitin paraardhës, konkretisht 10 leje të miratura për rezidencat komunitare, si dhe 13 leje të miratuara, për ndërtesa zyrash. Nga ana tjetër, vjetari statistikor rajonal i Institutit të Statistikave, tregon se në 2018, qarku i Tiranës, qarku i Durrësit, si dhe qarku i Fierit kanë numrin më të lartë të lejeve të miratuara të ndërtimit. Qarku i Tiranës, referuar Instat, zë afro 33% të totalit të lejeve të miratuara për ndërtim në 2018, qarku i Durrësit zë 13% të tyre, ndërsa qarku i Fierit, zë afro 11%. Në numër, në qarkun e Tiranës u dhanë 388 leje ndërtimi, në qarkun e Durrësit, 156, ndërsa në qarkun e Fierit, 129./SCAN 

 


Më të lexuarat