Secondary Adv

Si veprohet me kredite ne rast termeti: Ja kush i demshperblen bankat

Share on Google+

Pa pushuar ritmi i tërmeteve që ka përfshirë prej një jave Shqipërinë, ka filluar evidentimi i dëmeve. 

 

Ndërkohë që ka dhe kredimarrës të njoftuar nga bankat nëpërmjet sistemit automatik, për pagesat e kësteve të muajit nëntor. Revista Monitor, pas konsultimit me ekspertët e fushës, sqaron se bankat kanë kushte të detyrueshme sigurimin e jetës së debitorit dhe sigurimin kolateralit (pronës) dhe kompensohen nga shoqëritë e sigurimit për dëmtimin e pronës-kolateral ose humbjen e jetës së kredimarrësit. Përpara marrjes së kredisë, banka-kredimarrësi dhe shoqëria e sigurimit nënshkruajnë një kontratë mbi sigurimin e detyrueshëm të kolateralit dhe jetës së debitorit (kredimarrësit) pikërisht për ta mbrojtur bankën nga risqet e dëmtimit të pronës së lënë kolateral dhe humbjes së parakohshme të jetës së kredimarrësit.

 

Nëse kredimarrësi ka bërë sigurimin e plotë të vlerës së pronës, banka merr vetëm pjesën sa i takon detyrimit të pashlyer të kredisë, ndërsa pjesa tjetër i takon kredimarrësit. Por si rregull kredimarrësit sigurojnë vetëm kolateralin për pjesën e mbetur të kredisë, duke paguar një prim më të ulët sesa në rast se do të siguronin të plotë pronën. Të dhënat zyrtare nga AMF tregojnë se primet e sigurimit të jetës së debitorit janë rritur me 15% për nëntëmujorin 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vlerë absolute shqiptarët kanë paguar 574 milionë lekë prime për sigurimin e jetës si debitor në banka ose rreth 3.7 milionë euro. Ndërkohë dëmet e paguara nga policat e sigurimit të jetës së debitorit kanë rënë me 34% nga rreth 100 milionë lekë në janar – shtator 2018 në 65 milionë lekë në periudhën janar – shtator 2019./Monitor 


Më të lexuarat