Secondary Adv

Nis inspektimi i ashensoreve: Kontrolle ne zonen e Astirit dhe Komunes se Parisit

Share on Google+

Pas tërmetit të 26 nëntorit Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur evidentimin në terren të gjendjes së ashensorëve në Astir dhe Komuna e Parisit.

 

Monitorimi nga trupat inspektuese ka për qëllim verifikimin e zbatimit të masave të marra nga ana e administratorëve, instaluesve apo personave përgjegjës për ashensorët të cilët duhet t’i nënshtrohen kontrollit teknik përpara rivendosjes në punë pas lëkundjeve të tërmeteve. Në rastet kur ashensorët janë gjetur në gjendje pune dhe të pa verifikuar dhe si pasojë të pasigurt është vendosur lajmërimi për mospërdorimin e këtyre instalimeve për arsye sigurie. Ky aksion do të vijojë në qarkun e Durrësit dhe Lezhës për të shmangur çdo incident të mundshëm që mund të vijë prej përdorimit të ashensorëve në kushte të pasigurisë./ata


Më të lexuarat