Secondary Adv

Demtimi i banesave ne fshat: 20 mln leke per cdo familje qe e rregullon vete shtepine

Share on Google+

Të gjitha familjet në fshat, të cilat duan t’i rregullojnë vetë shtëpitë e tyre, do të marrin një financim nga shteti në vlerën e 20 milionë lekëve.

 

Kryeministri Rama tha gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së premtes, se ky vendim, vjen për të mos i lënë në pritje të gjatë ato familje, të cilat janë të gatshme të bëjnë vetë procesin e rindërtimit. Vendimi nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjitha familjet e dëmtuara, por vetëm për ato që do të paraqiten vetë. “Të shikojmë me grupin e planifikimit pjesën tjetër të shtëpive. Në Tiranë dhe në Durrës po ashtu është gati të fillojë procesi i riparimeve, meremetimeve. Durrësi ka 12 kompani të cilat kanë bërë gati gjithçka. Duhet të unifikojmë procesin me Tiranën, 24 orë pa u zgjatur, por me supervizionim të rreptë nga ana jonë” shtoi Rama./ata


Më të lexuarat