Secondary Adv

Javen e ardhshme rinis procesi mesimor: Universiteti i Tiranes hap dyert me 10 dhjetor

Share on Google+

Procesi mësimor që u ndërpre për shkak të tërmetit të rënë më 26 nëntor, do të rinis javën e ardhshme edhe në dy qarqet më të prekura, atë të Durrësit dhe Tiranës. 

 

Ndërkohë të enjten rinisi mësimi në qarkun e Lezhës, ndërsa vetëm në qarkun e Durrësit, bashkinë Kurbin, Vorë dhe Tiranë, sipas ministrisë së Arsimit, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, të hënën. Por nga ana tjetër ditën e sotme Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni me anë të një urdhri të brendshëm ku njofton se procesi mësimor do të fillojë në datë 10 dhjetor. Në këtë urdhër shpjegohet, se vendimi është ndërmarrë pas informacionit nga administrata e UT, mbi sigurinë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor. Një nga pikat që urdhërohet është edhe që drejtuesit e njësive kryesore të UT, të bëjnë propozime konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.  

 

Përsa i përket universiteteve, ministrja Shahini u shpreh se ato janë autonome dhe se kanë bërë verifikimet e tyre. Mësimi në Tiranë nuk do të fillojë vetëm në disa shkolla të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Konkretisht: Shkolla e mesme e bashkuar '16 shtatori', Shkolla 9-vjeçare 'Pezë e Vogël', Shkolla 9-vjeçare 'Lasgush Poradeci', Gjimnazi 'Myslym Keta', shkolla 9-vjeçare 'Ramazan Jarani', Shkolla 9-vjeçare 'Emin Duraku', Gjimnazi 'Sami Frashëri'. Nxënësit e këtyre shkollave do të transferohen për mësim në shkolla të tjera në varësi të afërsisë. Për sa i përket gjimnazit 'Sami Frashëri' nxënësit do të zhvendosen tek 'Qemal Stafa' dhe 'Sinan Tafaj'. 

 

Megjithatë listat e shkollave ku nuk do të fillojë mësimi për shkak të dëmeve nuk është përfundimtare për shkak se inxhinierët ne terren po verifikojnë të gjitha rastet ku mund të paraqitet rrezik për nxënësit. “Shkollat që janë 100% të sigurta do të hapen, – tha ministrja Shahini, ndërsa theksoi se, – do të kontrollohen të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet publike dhe private për të garantuar mbarëvajtje e siguri”. “Është shumë e rëndësishme, pasi të sigurohemi që shkollat janë të sigurta do të punojmë për kthimin në normalitet të situatës, duke vënë në dispozicion të fëmijëve që janë prekur nga dëmet e tërmetit, edhe grupet e psikologëve dhe punonjësve socialë për t’ju ndenjur pranë dhe orientuar”, – tha Shahini.  

 

Në Tiranë dhe në Lezhë, mësimi në disa shkolla, e kopshte nisi që ditën e djeshme ndërsa për sa i përket Durrësit, është parë që shkolla të nisi të hënën 9 dhjetor për shkak edhe të dëmeve më të mëdha. Në 9 qarqet e Shqipërisë që nuk janë pjesë e zonës ku u shpall gjendjen e jashtëzakonshme, mësimi ka rifilluar normalisht me 2 dhjetor. Tërmeti i 26 nëntorit preku rreth 4800 nxënës, pra që kanë shtëpi të dëmtuara apo të pabanueshme, ndërkohë që janë rreth 650 mësues në situatë të ngjashme./Shqiptarja.com


Më të lexuarat