Secondary Adv

Plani i Rindertimit: Qeveria propozon shtyrjen e periudhes se emergjences

Share on Google+

Kryeministri propozoi sot shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që edhe ligjërisht të kemi një fokus të detyrueshëm në këtë proces për të gjitha institucionet.

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se “puna për ligjin e posaçëm për zbatimin e Planit të Rindërtimit po ecën, por koha është shumë e ngushtë prandaj edhe duhet bërë me intensitet maksimal, që ta kalojmë në datën 19 dhjetor në parlament”. “Duhet përgatitur për Parlamentin edhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që edhe ligjërisht të kemi një fokus të detyrueshëm në këtë proces për të gjtiha institucionet”, tha Rama. Po ashtu, ai theksoi se “nevojitet unifikimi i procedurës për dhënien e lejeve dhe meremetimet duhet të fillojnë menjëherë”. “Nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë me meremetimet”, tha Kryeministri./ata


Më të lexuarat