Secondary Adv

Shtepite e demtuara ne Vore nga termeti i 21 shtatorit: Drejt fundit rindertimi i tyre

Share on Google+

Shtëpitë e reja të nisura pas tërmetit të shtatorit në Vorë janë drejt përfundimit.

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit në Vorë, të cilëve po iu rindërtohen shtëpitë. Rama u tha banorëve se “ajo që është e rëndësishme është që ne ato të shtatorit nuk i kemi harruar. Janë të gjitha në shënim. Puna vazhdon. Po tani do pak durim kjo punë”. “Mbase reflektojnë pak ata që e kundrojnë Shqipërinë me dylbi nga tendat mediatike, sepse ne nuk harrojmë asnjë detyrim ndaj njerëzve të këtij vendi. Nuk kemi shkop magjik dhe megjithëse, për shumë arsye, jo gjithnjë gjërat shkojnë sipas parashikimeve, por ama kurrë nuk mbeten pas dore deri në harresë”, theksoi kryeministri. Ndërsa ministrja Balluku theksoi se i është dhënë  prioritet familjeve me fëmijë./ata


Më të lexuarat