Secondary Adv

18 shkolla ne Tirane te demtuara: Nuk u rihapen sot, transferohen rreth 10 mije nxenes

Share on Google+

Në Tirane janë 18 shkolla të cilat nuk do të rihapen ditën e sotme. 

 

Konkretisht 9 ne zonën urbane dhe 9 në zona rurale. Report Tv bën me dije se janë rreth 10 mijë nxënës që janë transferuar në shkolla të tjera. Për ditën e parë të rinisjes së shkollës është përdorur një strategji e veçantë, pak me ndryshe se normaliteti. Ora e parë ka nisur me trajnime se si duhet të veprohet ne rast tërmeti apo emergjence. Ndërkohë ka edhe disa ndryshime të vogla në orar, si kufizim rreth 20 minuta pasi në shkollat që do zhvillohet me dy turne, të mos zgjasë deri vonë. Gjimnazi Sami Frashëri do jetë në rikonstruksion deri në janar, dhe nxënësit do transferohen të shkolla Lidhja e Prizrenit dhe te Qemal Stafa. Ndërsa për shkollat ku ka nisur mësimi janë bërë disa here kontrolle për verifikimin e sigurisë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat