Secondary Adv

Qeveria alokon 20 miliarde leke per termetin: Gati ligji special i rindertimit

Share on Google+

Është zhvilluar mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit me ministra të kabinetit qeveritar, ekspertë dhe kryetarët e disa fondacioneve.

 

Sipas, kryeministrit Rama qeveria po punon në dy plane, atë të identifikimit për banesat e dëmtuara dhe së dyti me plane e buxhete konkrete për këtë situatë emergjente. Qeveria u shpreh ai ka gati draftin e ligjit special të rindërtimit, ndërsa po përgatitet edhe aplikacioni për transparencën. “Po punojmë për një aplikacion për transparencën dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme pas një jave do të prezantojmë. Kur të mblidhet komiteti do të prezantojmë. Këtu ka disa shpjegime për aplikacionin. Po përgatitet ligji special për rindërtimin për të krijuar një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. 

 

 Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me komisionin e ligjeve për ta çuar drejt miratimit. Këtu kemi se çfarë përfshin; banesa të reja, për rindërtim, rindërtimi i të shemburave, rimëkëmbja ekonomike, banesat nga donatorët. Kemi 386 dosje projektesh për rindërtim. Dosje për fondacionet dhe donatorët për të shkuar në mënyrë të organizuar” tha ai. Sipas kreut të ekzekutivit më 16 dhjetor me ndihmën e OKB-së del raporti paraprak i vlerësimit të dëmeve, ndërsa ai final pritet që të dalë në fund të janarit të 2020 për të shkuar në konferencën e donatorëve. 

 

“Nuk ka ende nuk raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup me ne Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar, në 16 dhjetor synohet të dalë raporti i parë paraprak. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve” tha ai. Më tej fjalën e ka marrë edhe kryetari i komitetit dhe komisionit të financave Arben Ahmetaj, i cili tha se nga Buxheti i Shtetit rreth 20 miliardë lekë të reja janë të destinuara nga shteti për rindërtimin. Sipas tij, kjo faturë e paguar nuk do të ndikojë në indikatorët e tjera të ekonomisë./Scan


Më të lexuarat