Secondary Adv

Vijojne problemet me hekurudhen Tirane-Durres-Rinas: Ndryshon marreveshja me BERZH

Share on Google+

Saga e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas vazhdon ndërkohë që punimet duhet të kishin nisur në janar të këtij viti dhe projekti duhet të përfundonte në nëntor 2020. 

 

Në Fletoren e fundit Zyrtare është publikuar ndryshimi i marrëveshjes me disa saktësime të kërkuara nga donatorë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH. Marrëveshja Fillestare ndryshohet duke saktësuar se qëllimi i projektit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, mbështetje për zbatimin e projektit dhe shërbimet e mbikëqyrjes së punimeve. Projekti përfshin rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore nga stacioni qendror hekurudhor Durrës deri në vendndodhjen e ardhshme të Terminalit të Transportit Publik të Tiranës (PTT) me gjatësi 34.2 km dhe, gjithashtu, për të ndërtuar një linjë të re hekurudhore që lidh linjën kryesore me Aeroportin e Rinasit (gjatësi 4.7 km.)

 

Projekti parashikon edhe instalimin e një sistemi të ri sinjalizues dhe telekomunikacioni, të integruar në sistemin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë –Rinas. Sipas amendimitt të Marrëveshjes, asnjë pjesë e të ardhurave të financimit me grant nuk përdoret, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për të paguar  blerjen e tokës ose ndërtesave, në territorin e Marrësit ose diku tjetër. Sipas marrëveshjes, më 16 dhjetor 2016, Komiteti Drejtues i Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”) ka rënë dakord, në përputhje me kushtet dhe rregullat e Rregullores së Fondit, të japë një grant në një shumë që nuk tejkalon 32,935,000 euro nga burimet e fondit, duke iu nënshtruar afateve dhe kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje për të bashkëfinancuar deri 50 për qind të kostove kapitale të Projektit në përputhje me metodologjinë e tyre të re për mbështetjen e investimeve në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor.

 

Të ardhurat nga ky Grant do të vihen në dispozicion të subjektit të Projektit me anë të një marrëveshjeje transferimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Marrësit dhe subjektit të Projektit (“Marrëveshje Transferimi”). Një pikë e re “H” do të vendoset në fund të preambulës: “H) Në pajtim me Marrëveshjen e Fondit të Bashkëpunimit Teknik ndërmjet Fondit dhe Bankës, Fondi ka miratuar dhe ka rënë dakord të sigurojë fonde në dispozicion deri në  2,500,000.00 euro në bazë të grantit (“Granti i TC-së”) për të financuar shërbimet e konsulencës për mbështetjen për zbatimin e Projektit dhe mbikëqyrjen e  punimeve të çdo konsulenti që do të prokurohen në përputhje me Rregullat e Prokurimit të BERZH-it dhe procedurat e tjera të Bankës në afatet dhe në kushtet e përcaktuara më poshtë. 

 

Të  ardhurat nga ky grant TC duhet të vihen në dispozicion të subjektit të Projektit nëpërmjet Marrëveshjessë Transferimit ndërmjet Ministrisë së  Financave dhe Banka bie dakord që t’i japë Marrësit nga Fondi:i. një grant në shumën jo më të lartë se 32,935,000 euro (“Financimi me Grant”); dhe një grant në vlerë që nuk tejkalon 2,500,000 euro. Financimi me grant do të përdoret vetëm për qëllimet e financimit të zërave të financueshëm nga Granti të  përcaktuara në skedulin II,  të cilat duhet të prokurohen sipas seksionit 4.06 (Prokurimi) të kësaj Marrëveshjeje. Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, nga të cilat 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një grant nga Bashkimi Europian me 35.4 milionë lekë. Vlera e TVSH dhe kostot lokale parashikohen që të mbulohen nga qeveria./Monitor 


Më të lexuarat