Secondary Adv

Ndryshon rregullorja per zhvillimin e territorit: Shkurtohen afatet per riparimet

Share on Google+

Situata e post-tërmetit ka lënë pas emergjencën për riparime dhe ndërhyrje në objektet që janë dëmtuar. 

 

Për të përshpejtuar këtë proces Këshilli i Ministrave ka ndërhyrë në një vendim që lidhet pikërisht me këtë pikë duke shkurtuar afatin për dhënien e autorizimit për këtë pjesë. Konkretisht në mbledhjen e fundit qeveria miratoi ndryshimin e një pike në nenin 24 të rregullores për zhvillimin e territorit. Ky ndryshim përcakton se në raste të jashtëzakonshme autoritetet vendore vendosin brenda 5 ditësh për pajisjen e leje ndërtimi. “1/1. Autoriteti vendor vendos, me procedurë të përshpejtuar, brenda 5 ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje, për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

 

Përjashtimisht, vetëm për këto raste, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të ndërtimit për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile, është kryetari i bashkisë brenda territorit administrativ të bashkisë ku kërkohet leja me procedurë të përshpejtuar, dhe: 

a) aplikimet paraqiten për shqyrtim dhe miratim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve nga ana e Institutit të Ndërtimit, bashkisë përkatëse apo projektuesve të licencuar;

b) dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi është: 

 

akti i konstatimit për objektin e dëmtuar, i hartuar nga strukturat përkatëse të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi; 

projekti teknik/konstruktiv i hartuar nga Instituti i Ndërtimit, bashkia përkatëse apo projektuesit e licencuar”” thuhet në vendim.

Në pikën 1 të nenit 24 të rregullores saktësohet se afati normal për të vendosur për një leje është 10 ditë nga dorëzimi i aplikimeve.

Tërmeti i 26 nëntorit la të dëmtuara me mijëra banesa ndërkohë që një pjesë e tyre duan ndërhyrje nga më të thjeshtat deri tek më të sofistikuarat kurse të tjera është vendosur që të shemben përfundimisht. Deri në datë 10 nëntor ishin 6298 objekte të inspektuara në total nga ana e inspektorëve në terren./Monitor 


Më të lexuarat