Secondary Adv

Ndertimet ne Shqiperi: Qeveria po perpilon kodin e ri teknik antisizmik

Share on Google+

Kodi i ri teknik antisizmik për ndërtimet, po përpilohet nga profesorët e fushës, bazuar në standardin europian Eurokodi 8, dhe do t’i shërbejë ndërtimeve në vend.

 

Shyqyri Aliaj, profesor i sizmologjisë, në një intervistë për ATSH, tha se “konferenca shkencore që u zhvillua sot në Tiranë, lidhet me iniciativën e një grupi ekspertësh për një studim, që kemi ndërmarrë fill pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, për hartimin e kushtit të ri teknik, antisizmik për Shqipërinë, bazuar në studimet e reja bashkëkohore”. Aliaj shpjegoi për ATSH-në, se sot në Shqipëri, është ende në fuqi kodi i vjetër, me kushtet e vjetra teknike antisizmike, që daton në vitin 1989. “Por, – thotë ai, – bazuar në ‘Eurokodin 8’ që është një kusht i detyrueshëm sot, po punojmë për të përpiluar kodin e ri teknik për ndërtimet, që t’i rezistojnë forcës së tërmetit, sipas “Eurokodit 8″, ashtu siç e kanë edhe të gjitha vendet europiane”. 

 

Në këtë grup janë disa drejtime të kërkimit shkencor: trualli ku vendosen themelet e godinave, rreziku sizmologjik dhe godinat si duhen projektuar, që t’i rezistojnë forcës së tërmeteve. “Për truallin është angazhuar në këtë grup një kompani gjeoteknike, shumë e mirënjohur për rrezikun sizmik. Ne, ekspertët e fushës, kemi kryer një studim në vitin 2010, e në bazë të këtij studimi kemi llogaritur rrezikun sizmik, siç e kërkon “Eurokodi 8”. Nga ana tjetër, doktori i shkencave, Markel Baballëku, ka përshtatur “Eurokodin 8″ për vendin tonë që në vitin 2012.

 

Këto janë bazat, që ne të përpilojmë kodin e ri teknik dhe t’i shërbejë ndërtimeve pas tërmetit”, – tha Aliaj. Në këndvështrimin e ekspertit, profesor Aliaj shprehet se, tërmeti i 26 nëntorit, ishte nga më të fortët që ka ndierë zonat e Durrësit, Tiranës, Laçit e Lezhës. “Por, – thotë ai, – është një tërmet që bie një herë në shekull, sepse tërmet i kësaj fuqie ka rënë në Durrës në vitin 1926, ndaj tërmeti i 26 nëntorit na shtyu të hartojmë kodin e ri teknik antisizmik, që ndërtimet në vendin tonë të përballojnë këto dukuri natyrore”./Burimi: ata


Më të lexuarat