Secondary Adv

Firmoset marreveshja: Turqia nis se shpejti ndertimin e banesave ne Lac

Share on Google+

Kryeministri priti këtë paradite ministrin turk të Mjedisit, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia.

 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Turqia do t’i ndërtojë këto banesa në zonën e Laçit, duke shtuar se do të bëhet një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. “Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. 

 

Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat