Secondary Adv

Disa zona me debore: ARRSH informon per gjendjen e rrugeve

Share on Google+

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi gjendjen e akseve kryesore në vend dhe mënyrën sesi duhet të qarkullojnë automjetet.

 

Referuar ARRSH-së, Rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht. Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rajoni Qendror, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, në të gjitha akset e tjera qarkullimi vazhdon normalisht. Ndërkohë, Rajoni Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Në të gjitha akset e tjera të rjetit kombëtar, qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhirë. Sipas ARRSH-së, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Ndërkohë, vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta./Burimi: SCAN


Më të lexuarat