Secondary Adv

Studimi per sipermarrjet shqiptare ne 2019: Bizneset raportojne problemet kryesore

Share on Google+

Rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.  

 

Shifra u dha nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, i cili zhvilloi një studim mbi performancën e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në vendin tonë, për periudhën Janar – Shtator 2019 ku u intervistuan 500 ndërmarrje në sektorët e shërbimeve, prodhim, agropërpunum, shitje shumicë e pakicë, ICT, artizanat. Largimi i popullatës dhe mungesa e theksuar e stafi ishte gjithashtu një ndër problematikat kryesore me të cilat janë hapsur bizneset. Në parashikimin për volumin e prodhimit/ kontratave për vitin 2020, 69% e bizneseve janë shprehur se do të ketë rritje, ndërsa 31% e tyre e shikojnë situatën e njëjtë.

 

Në pyetjen lidhur me aktivitetin e prodhimit krahasuar me një vit më parë, 59% e të intervistuarve janë shprehur së kanë pasur rritje të prodhimit. 25 % e të interesuarve, janë shprehur se kanë pasur probleme administrative si: Burokraci në shërbime; Mos kthim përgjigje brenda afatit; Rimbursimi i TVSH; Aftësi të dobëta në përgjigjet zyrtare nga Administrata. Pyetjes se çfarë ndryshimesh do të kërkonit të reflektohen në paketën fiskale 2020, 18.3% e bizneseve i janë përgjigjur se kërkojnë ulje të taksave, 10.2% të tatim fitimit. Sipërmarrësit u pyetën mbi problematikat kryesore të hasura gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre. Problemet kryesore që rezultojnë janë si më poshtë: 

 

-Kontrolle të tepërta nga shteti me objektiv për të gjetur gabime dhe vendosur gjoba

-Konkurrencë e pandershme, çmimet, infrastruktura

-Kualifikimi i punojsësve kërkon kohë të gjatë dhe ka kosto të lartë financiare

-Mungesa e fondeve për zhvillimin e teknologjisë në industritë përpunuese / prodhuese

-Largim i popullatës, mungesë të theksuar stafi­

-Nivel i ulët i edukimit të tregut. 

/Burimi: Monitor


Më të lexuarat