Secondary Adv

Ekonomia ne gjendje te veshtire: Inflacioni i ulet, flasin ekspertet e ekonomise

Share on Google+

Inflacioni për muajin Dhjetor arriti në nivelin 1.1 për qind, shumë larg targetit të Bankës Qendrore, të vendosur në 3 për qind.

 

Ekspertët e ekonomisë, Adrian Civici dhe Selami Xhepa, argumentojnë për SCAN se kjo shifër përkthehet në tkurrje të lartë të konsumit dhe një stanjacion të ekonomisë. Ekspertët shprehen se në këtë pikë ku ndodhet ekonomia e vendit, ka nevojë për ndërhyrje emergjente, si nga bizneset në rritjen e pagave ashtu edhe nga Banka Shqipërisë. Inflacioni pësoi një rënie të mëtejshme gjatë dhjetorit, duke prekur nivelin 1.1%, më i ulëti për 9 muajt e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni mesatar për gjithë vitin 2019 rezultoi 1.4%, në rënie të ndjeshme nga niveli 2% i vitit 2018./Burimi: Scan


Më të lexuarat