Secondary Adv

Taksa e nderteses: UKT jep lajmin e mire, njofton kategorine qe perjashtohet

Share on Google+

Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët kryefamiljarë, të cilët përjashtohen nga taksa e ndërtesës. 

 

Në një postim ne rrjetet sociale, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës sqaron procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës. Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale. 

 

–ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

– ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t’u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:

 

1. Librezë uji ose Faturë uji

2. ID (Kartë Identiteti)

3. Librezë pensioni 

/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat