Secondary Adv

Qeveria do rekrutoje 800 punonjes ne administrate ne 2020: Ja kategorite potenciale

Share on Google+

Në administratën publike për vitin 2020 janë planifikuar që të rekrutohen 880 persona sipas kategorive të ndryshme që janë specifikuar. 

 

Qeveria e ka miratuar në mbledhjen e sotme planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Këshilli i Ministrave ngarkon Departamentin e Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i plotë:

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim, gjatë vitit 2020, është gjithsej, 880, të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç) Për kategorinë ekzekutive 668. 

 

. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji; 

 

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi; 

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike; 

– Arkitekturë; 

 

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

 /Burimi:Shqiptarja.com


Më të lexuarat