Secondary Adv

Sondazhi SME Albania: Ankesa te shumta nga bizneset, problematikat e hasura ne 2019

Share on Google+

Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri përballen me një sërë problematikash të cilat ndikojnë negativisht në veprimtarinë e tyre. 

 

Referuar të dhënave të sondazhit të publikuar nga Instituti Shqiptar i SME-ve,“SME Albania”, për peridhën Janar-Shtator 2019, problematikat më të mëdha që listojnë bizneset kanë të bëjnë me kontrollet e tepërta nga shteti me objektiv për të gjetur gabime dhe për të vendosur gjoba; konkurrenca e pandershme, çmimet dhe infrastruktura, niveli i ulët i edukimit të tregut; largimi i popullatës dhe mungesë e theksuar stafi. Gjithashtu si problematika listohen fakti që kualifikimi i punonjësve kërkon kohë të gjatë dhe ka kosto të lartë financiare, po ashtu dhe mungesa e fondeve për zhvillimin e teknologjisë në industritë përpunuese e prodhuese. Ndërsa sa i takon problematikave administrative me të cilat janë hasur, afro 25 për qind e sipërmarrjeve, shprehen se janë përballur me burokraci në shërbime, moskthim përgjigjeje brenda afati, problem me rimbursimin e TVSH-së si dhe aftësi të dobta në përgjigjet zyrtare nga administrata./Burimi: SCAN


Më të lexuarat