Secondary Adv

Qeveria synon uljen e borxhit publik ne 2020- Denaj: Mund te kete koncesione te reja

Share on Google+

Ministrja e Financave u shpreh në një emision se kriza politike ka krijuar lëkundje të forta në ekonomi, si dhe pasiguri tek ata që vijnë të investojnë në shqipëri.

 

“Krizat politike krijojnë lëkundje shumë të forta në Ekonomi. Ne nuk do ta quaj një situatë të tillë, por sigurisht kjo krijon paqëndrueshmëri. Krijon pasiguri edhe tek ata që vijnë të investojnë në Shqipëri. Mund të ndikojnë tek turistët dhe tek bizneset që duan një vend të qetë. Për çdo qytetar nëse ka një qetësi politike ka qetësi më të madhe ekonomike dhe qytetarët krijojnë qëndrueshmëri më të madhe”, u shpreh aministrja. Ministrja Denaj tha se edhe gjatë vitit 2020, borxhi publik do të ulet, ndërsa shtoi se buxheti për koncesionet nuk shkon as në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

 

Ne menaxhojmë se sa shuma e koncesioneve kalon buxhetin bazë. Ministria e Financave menaxhon paratë deri në 5% dhe nëse kalohet ky tavan ke thyer ligjin. Aktualisht jemi në 3%. Buxheti nuk mund të të japë OK për një kontratë nëse kalon ky 5%. Ligji buxhetor është një ligj që aplikohet dhe çdo marrëdhënie kontraktuale zbatohen dhe nuk mund të lihen në mes të rrugës. Koncesionet janë kontrata. Me këto projekte nuk do të thotë se nuk do të kemi një PPP të ri”, u shpreh ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat