Secondary Adv

Hetimet pas termetit- Shoqata e Arkitekteve: Asnje pergjegjesi per demet fizike te godinave

Share on Google+

Shoqata e Arkitektëve ka dalë në një deklaratë publike lidhur me proceset hetimore pas tërmetit.

 

Në deklaratë, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila brenda saj ka pjesën më të madhe të arkitektëve të liçensuar në Republikën e Shqipërisë, shprehet se po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit. Në deklaratë, pasi shpjegohen përgjegjësitë profesionale të arkitektëve, shoqata evidenton se “sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj”.

 

SHASH deklaron se mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjisë së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve.“Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër. 

 

Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe proçesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest/apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për secilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit” shkruhet në deklaratën e arkitektëve./Burimi: Scan


Më të lexuarat