Secondary Adv

Publikohet urdheri: Ministria e Arsimit njofton shkollat qe do bejne mesim te shtunave

Share on Google+

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e pushimit për shkak të tërmetit në shkollat e zonave të cilat ishin më të prekura.

 

Për pasojë, nisur nga pushimet që nxënësit e këtyre shkollave bënë pas tërmetit, Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars. Kështu, në urdhrin që “BalkanWeb” sjell më poshtë, thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars. Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat