Secondary Adv

FSHZH njofton fituesit e tenderit: Lungomare dhe qendra e Vlores ne rikonstruksion

Share on Google+

Për gjashtë muaj, Lungomare e Vlorës do të pësojë ndryshime të tjera.

 

Projekti i është akorduar një kompanie belge dhe shqiptare, e cila si fituese e tenderit do të mundësojë përmirësimin e zonës anësore të portit dhe kryqëzimin me shëtitoren ekzistuese Lungomare të qytetit portual të Vlorës. JV Atchitects Xavieer De Geyter (XDGA) shpk & “iRI” shpk gjithashtu do të mundësojë rehabilitimin e sheshit të Flamurit dhe qendrës së Vlorës. Konsulenti do të përgatisë skica teknike të hollësishme për projektet e identifikuara në zonë dhe autoriteti kontraktual FSHZH njofton se tenderi fitues është 57,1 mln lekë. Projekti është pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare të bashkëfinancuara me një kredi 28.7 milion euro nga Banka e Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milion euro nga qeveria shqiptare.

 

Projekti me emrin “Rehabilitimi i fasadave përgjatë Bulevardit të Vlorës”, si periudhë ndërtimi është 4 muaj, ndërsa i plotë rehabilitimi 10 muaj. Projekti parashikon rehabilitimin e fasadave ekzistuese të ndërtesave të vjetra që ndodhen në të dy anët e Bulevardit të Vlorës, “Ismali Qemali”. Aty përafërsisht përfshihen 20 ndërtesa të vjetra nga 3 deri në 6 kate përgjatë Bulevardit të rikonstruktuar së fundmi, të cilat fasadat e përparme dhe anësore do të suvatohen dhe pikturohen. Ndërhyrja përfshin një heqje totale të suvatimit të vjetër dhe ndërtimin e ri së bashku me pikturat. 

 

Projekti është pjesë e një projekti të madh për zhvillimin e Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare, të bashkëfinancuar me një kredi 28.7 milionë euro nga CEB dhe një kontribut prej 6.0 milionë euro nga qeveria shqiptare. Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkëfinancuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal./Burimi: Monitor


Më të lexuarat