Secondary Adv

Keshilli i Ministrave shpall zonat e rindertimit: FSHZH do zbatoje projektet

Share on Google+

Këshilli i Ministrave përmes shtatë vendimeve shpalli zonat për zhvillim, ku do të ndërtohen godinat e reja për akomodim të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Këto shtatë zona janë përcaktuar në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Krujë, Lezhë dhe Vorës. Miratimit të këtyre zonave i ka paraprirë një studim përmes të cilit janë hartuar hartat përkatëse. Vendimet e qeverisë, parashikojnë se njësi zbatuese e ndërtimeve, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Të shtata vendimet ngarkojnë Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara krahas ndërtimit dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike./Burimi:Top Channel


Më të lexuarat